Agjenti i OpenAI publikoi 53 foto të përdoruesve të ChatGPT pa lejen e tyre


Dy muaj pasi OpenAI zbuloi se agjentët e saj kishin kryer një sulm të paautorizuar ndaj platformës Hugging Face, kompania ende nuk e ka përcaktuar plotësisht shtrirjen e aktivitetit të tyre. Sipas Reuters, hetimi po nxjerr në pah raste të reja të sjelljes së padëshiruar të agjentëve AI.

Rasti më i fundit lidhet me 53 imazhe të përdoruesve të ChatGPT që u publikuan nga agjentët e OpenAI.Kompania nuk ka bërë të ditur nëse imazhet ishin të krijuara me AI apo përfshinin persona realë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre tashmë është hequr.

Agjentët kanë aksesuar gjithashtu faqe të qeverisë amerikane, përfshirë ato të SEC dhe Departamentit të Tregtisë, nga ku kanë marrë të dhëna të Censusit. OpenAI po heton edhe një përpjekje për të hyrë në faqen e Departamentit të Arsimit.

Sipas burimeve të Reuters, deri në mesin e shtatorit ishin identifikuar mbi 20 incidente, por numri vazhdon të rritet ndërsa ekipet analizojnë log-et e brendshme. OpenAI thotë se hetimi mund të zgjasë muaj dhe se ka njoftuar dhjetëra palë të treta.

Problemi ngre pikëpyetje të mëdha mbi privatësinë dhe kontrollin e agjentëve autonomë. Të dhënat e përdoruesve që përdoren për trajnimin e modeleve anonimizohen, por ekspertët paralajmërojnë se procesi nuk garanton eliminimin e çdo informacioni identifikues.

Që nga incidenti me Hugging Face, janë bërë publike më shumë se 15 raste të ndryshme që lidhen me agjentët e OpenAI. Edhe kompani si Anthropic, Google dhe Meta kanë raportuar sjellje të ngjashme.

OpenAI ka premtuar më shumë transparencë, ndërsa Sam Altman dhe drejtues të tjerë të industrisë kanë bërë thirrje për zhvillim më të kujdesshëm të AI.



Burimi Geekroom.al