AI po gjeneron email-e aplikimi për punë në mënyrë më pak profesionale për femrat


Modelet e inteligjencës artificiale mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si shkruajnë, vetëm në varësi të gjuhës që përdor përdoruesi në kërkesë. Një studim i Johns Hopkins University ka zbuluar se kur promptet përmbajnë shprehje që lidhen më shpesh me mënyrën e komunikimit të femrave, modelet AI prodhojnë tekste më pak formale dhe më pak komplekse.

Studiuesit testuan GPT-4, Llama, Gemini dhe Mistral Vibe, duke përdorur kërkesa për email-e pune, aplikime për vende pune dhe letra dorëheqjeje. Në disa raste, ata përdorën fjalë dhe struktura si “ndoshta”, “mendoj”, “ne”, “ekipi ynë”, si dhe mbiemra më emocionalë si “e mrekullueshme” apo “e bukur”.

Rezultatet ishin befasuese. Një kërkesë me formulim më “mashkullor” gjeneronte një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe profesionale, ndërsa një version me gjuhë të lidhur më shumë me femrat prodhonte përgjigje shumë më emocionale, me fraza si “kënaqësi të jashtëzakonshme për ekipin tonë”.

Madje, ndryshimi nuk shpjegohej vetëm nga toni i promptit. Edhe pasi studiuesit kontrolluan stilin, modelet vazhdonin të gjeneronin përgjigje më pak formale dhe më të ndërlikuara kur prompti përmbante gjuhë femërore. Ndryshimi i emrit të personit në fund të kërkesës, përfshirë përdorimin e një emri mashkullor, nuk e eliminonte efektin.

Sipas Katherine Van Koevering, autore kryesore e studimit, disa prej përgjigjeve ishin aq të ndryshme sa ajo u habit që një model AI do t’i sugjeronte.

Fenomeni u vu re në të katër modelet dhe bëhet veçanërisht interesant ndërsa njerëzit po komunikojnë gjithnjë e më shumë me AI përmes gjuhës natyrale dhe komandave zanore.



Burimi Geekroom.al