Ajo tha po! Benardi i propozon Blertës në pushimet e përbashkëta


Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Blerta Celaj dhe Bernard Lazri, po e nisin një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre!

Pasi javën e kaluar mbyllën rrugëtimin me platformën Andale, dyshja ka vendosur që gjithë vëmendjen ta kthejë te historia e tyre e dashurisë.

Gjatë një arratisjeje romantike në ishullin magjik të Milosit në Greqi, Bernardi ka bërë hapin e madh duke i propozuar martesë Blertës, një zhvillim që shënon fillimin e një rruge të re për ta.

Gjithçka u bë publike nga vetë Blerta përmes një postimi emocionues në TikTok, ku shihen super të afërt me njëri-tjetrin. Për këtë moment intim ata kishin zgjedhur plazhin e famshëm të Sarakinikos, një vend unik në detin Egje që njihet për peizazhet vullkanike dhe shkëmbinjtë e bardhë që krijojnë një pamje fiks si sipërfaqja e hënës.

Kuptohet që emocionet kanë qenë në maksimum dhe Blerta nuk e ka fshehur dot lumturinë. Përbri videos që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ajo e përshkroi veten pa ngurrim si “vajza më me fat në botë”.

Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu

@blertacelaj25 luckiest girl in the world 🧿 @Benard Lazri #blertacelaj #benardlazri #milos #proposal ♬ Original Sound – TikTok Advertiser





Burimi Privebruto.com