AKB: Inflacioni i madh po dëmton sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë

Sektori i ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor, në kuadër të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka mbajtur një konferencë për medie me temën “Pengesat dhe sfidat e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë”.

Brahim Selimaj, kryetar i sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor në AKB-së, tha se pranvera e vitit 2020 solli  pandeminë COVID-19, e cila shënoi një epokë dhe sfidë të re edhe për Kosovën dhe institucionet e saj në të gjitha drejtimet.

Ai ka theksuar se ndikimi i pandemisë ishte jashtëzakonisht i madh në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale në projektet kapitale.

“Ne si shoqate e ndërtuesve dhe prodhuesve  te materialit ndërtimor te këtij dikasteri  kemi shumë vështirësi në furnizime me material, ekzekutime te punimeve mungese te fuqisë punëtore për realizimin e punimeve të parapara për kontratat e nënshkruara paraprake. Bazuar në kontratat e përgjithshme te ndërtuesve te Kosovës ne baze te NENIT 18 pika B për shkak të Forcës Madhore kërkohet zgjatje e afatit të punimeve si dhe rishikim i çmimeve për shkak të inflacionit që ka ndodh muajve të fundit dhe që është e papërballueshme për Kompanitë si kontraktues te Punimeve në ekzekutimin e punimeve të ulëta dhe te larta”.

“Në kontratë është precizuar se forcë madhore është pandemia dhe si e tillë sipas shpjegimit të Nenit 38 pika 1 cituar me poshtë mund të thuhet se kjo Pandemi dhe situata e krijuar për shkake te sigurisë dhe sidomos lufta ne Ukraine ka një çrregullim te tregjeve globale ne përgjithësi, andaj kemi te bëjmë me një rritje enorme te te gjitha produkteve baze qe variojnë nga 40 deri ne 100% te ngritjes se çmimeve. Mu për këtë kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ne baze te ligjit te marrëdhënieve detyrimore ne baze te Nenit 651 ku parasheh ngritjen e çmimeve te materialit ndërtimor me tepër se 2% atëherë investitori obligohet që te pranoj këtë ndryshim për te gjithë punëkryesit përndryshe te gjitha kompanitë tenderuese do te falimentojnë. Nëse behet injorimi nga Qeveria-lidhëse nga investitorët do te ketë ndërprerje te punëve te mëtutjeshme” .

Sipas LIGJIT NR.04L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE Neni 651 dhe 652

Neni 651

Ndryshimi i çmimit 1. Në qoftë së me kontratë lidhur me ndryshimin e çmimit nuk është parashikuar diçka tjetër, kryerësi që e ka kryer detyrimin e vet në afatin e parashikuar mund të kërkojë rritjen e çmimit të punimeve në qoftë se në kohën midis lidhjes së kontratës e të përmbushjes së saj kanë ndryshuar çmimet e elementeve në bazë të cilave është caktuar çmimi i punimeve, kështu që do të duhej që ky çmim të ishte më i madh për më shumë se dy përqind (2%). 2. Në rastin kur kryerësi i punimeve me faj të vet nuk i ka kryer punimet në afatin e parashikuar me kontratë, ai mund të kërkojë rritjen e çmimit të punimeve në qoftë se në kohën midis lidhjes së 139 kontratës dhe ditës kur sipas kontratës është dashur të përfundoheshin punimet e elementeve në bazë të të cilave është caktuar, kështu që ky do të duhej sipas çmimeve të reja të këtyre elementeve të ishte më i madh për më se pesë për qind. 3. Në rastet nga paragrafët e mësipërm, kryerësi mund të kërkojë vetëm diferencën në çmimin e punimeve që tejkalon dy (2%) përkatësisht pesë përqind (5%). 4. Kryerësi nuk mund të thirret në rritjen e çmimit të elementeve në bazë të të cilave është caktuar çmimi i punimeve, në qoftë se deri te rritja e çmimit ka ardhur pas ardhjes së tij në vonesë.

Neni 652

Dispozitat për pandryshueshmërinë e çmimeve 1. Në qoftë se është kontraktuar së çmimi i punimeve nuk do të ndryshojë, në rastin kur pas lidhjes së kontratës rriten çmimet e elementeve, në bazë të të cilave është caktuar çmimi i punimeve, kryerësi mund të kërkojë megjithëse ekziston një dispozitë e tillë e kontratës, ndryshimin e çmimit të punimeve, në qoftë se çmimet e elementeve janë rritur në atë masë që çmimi i punimeve do të duhej të ishte më i madh se dhjetë përlind (10%). 2. Mirëpo, edhe në këtë rast kryesi mund të kërkojë vetëm diferencën në çmimin që tejkalon dhjetë për qind, përveç nëse shtimi i çmimit të elementeve ka ardhur si pasojë e vonesës së tij.

Bazuar në Nenin 651 dhe 652 Ne si Kompani punëkryese në  Ndërtimin e Brezit te gjelbërt besojmë se kemi të drejtën e rishikimit të çmimeve të pozicioneve të punëve të pakryera.

Inflacioni muajve të fundit në rritje drastike të çmimeve të të gjitha materialeve dhe fuqisë punëtore na pamundëson realizimin e pozicioneve të punëve të mbetura.

Nëse do të realizoheshin punimet me çmime të pandryshuara Kompania do të duhet të investoj shuma të mëdha nga buxheti i saj për të përfunduar punimet sepse kostoja aktuale e materialeve dhe fuqisë punëtore tejkalon çmimet e dhëna në ofertë dhe rrjedhimisht do të punohej me humbje.