Akili reagon, thotë se dalja nga Ferma VIP ishte padrejtësi


Drama nuk ka fund kur bëhet fjalë për Ferma VIP 3, dhe këtë herë në qendër të stuhisë është sërish Akil Varfi. Aktori, i cili u largua përfundimisht nga ferma më 7 prill pas një nate plot tension dhe vendime të papritura, mesa duket nuk e ka gëlltitur ende mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Kujtojmë se largimi i tij erdhi pas një televotimi të fortë me Indrin, Gresën dhe Fairfax.

Pasi Indri u shpëtua i pari nga publiku, Akili u shpreh se e mori mesazhin dhe kërkoi të linte garën aty për aty, me arsyetimin se nuk donte të zhytej më poshtë. Edhe pse pati një ndërhyrje nga moderatorja për ta bindur të respektonte produksionin e të qëndronte, ai vazhdoi me sfidën dhe në fund, pas një loje ku sakrifikoi për Gresën, ishte vetë publiku që vendosi ta dërgonte përfundimisht në shtëpi.

Por, nëse menduat se Akili do të rrinte urtë dhe do ta mbyllte me deklaratat standarde të pas-eliminimit, e keni gabim. Sonte, pak para se të nisë Prime-i i radhës në orën 21:00, ai ka lëshuar një thumbim të hapur në rrjetet e tij sociale, duke rihapur debatin mbi largimin e tij. Përmes një postimi të shkurtër por mjaft domethënës, ai shkruan: “Meqë krejt populli e ka kuptu padrejtësinë, s’po flas hiç”.

Me këtë fjali ai lë të kuptohet qartë se ndihet i penalizuar dhe i trajtuar në mënyrë të padrejtë gjatë rrugëtimit të tij në këtë format.

Kjo deklaratë vjen fiks në kohën e duhur për të trazuar ujërat përpara spektaklit të sotëm mbrëma, ku ndoshta mund të ketë reagime nga paneli apo banorët. Mbetet për t’u parë nëse heshtja e Akilit do të jetë vërtet “hiç” apo nëse kjo është thjesht qetësia para ndonjë stuhie tjetër me zbulime të reja nga prapaskenat. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com