Alabbar: Projekti i Portit të Durrësit do të mbarojë për 10 vite

Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Emaar” që do të merret me ndërtimin e Portit të Durrësit deklaroi në një intervistë ekskluzive për Blendi Fevziun në “Opinion” se ky projekt mund të përfundojë për 10 vite. Sipas Alabbar, do të realizohen rreth 12 mijë apartamente, 300 vende për jahtet si dhe shumë hapësira me shërbime të reja.

Ai theksoi po ashtu se ka një interes të lartë të njerëzve nga shtete të ndryshme të botës për projektin, që nga Dubai e deri në Australi.