Albital Canon SHPK – kompania më e besueshme e shitjeve me pakicë në Shqipëri

E themeluar me vizionin dhe vullnetin për të ofruar produkte dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, me një eksperiencë 20 vjeçare në tregun e pajisjeve IT dhe afro 10 vjeçare  tashmë edhe për sistemet e vëzhgimit e sigurisë CCTV e iP, kompania Albital Canon SHPK është orientuar vazhdimisht në rritjen e cilesisë së shërbimit për klientët e saj dhe me pasionin për të qenë gjithnjë të azhornuar me teknologjitë e reja për të dhënë zgjidhje komplekse dhe funksionale me qëllim rritjen e produktivitetit të aktivitetit pikërisht të klientëve të saj ekzistues dhe potencial.

Lider në sektorin e sigurisë dhe monitorimit si nën kontraktor i kompanisë italiane Infoteam srl për suportin teknikoprofesional të montimit të pajisjeve të gjurmimit Albital Canon zgjeroi akoma më shumë gamën e njohurive dhe aftësive të veta duke ofruar shërbime cilësore si:  Furnizim dhe vendosje pajisjesh kompjuterike, elektronike si dhe licensat për përdorimin e programeve të sistemit të integruar për shërbimin e ri kombëtar të urgjencës, Sistem per monitorim audio-video në ambientet e punës, menaxhimin automatik të rradhës dhe raportim mbi performancën e Qendrave te Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE, Sistem per menaxhimin e rradhës në pikat e Kujdesit ndaj Klientit OSHEE, Ndërtimi i Infrastrukturës hardware dhe Sistemit të Bibliotekës Dixhitale në Universitetin e Vlorës për menaxhimin dhe digitalizimin e Librave,  Ndertimi në Kuvendin e Shqipërisë të Infrastrukturës Desktop Virtuale (VDI).

Drejtuesit dhe ndikuesit e industrisë njohin Albital Canon shpk si një nga kompanitë më të besueshme të shitjes me pakicë në Shqipëri, duke u renditur në nivele të larta si për kënaqësinë e klientit ashtu edhe të punonjësve.