Ambasada Amerikane në Tiranë: Rritet ndjeshëm tregtia SHBA-Shqipëri në vitin 2021

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë është bërë me dije se tregtia e mallrave të SHBA me Shqipërinë ka pasur një rritje të ndjeshme në vitin 2021.

Sipas grafikut të publikuar eksportet e SHBA-së me Shqipërinë kanë kapur vlerën e 97.6 milion dollarëve ndërsa importet 67.1 milion dollarë për vitin 2021.

“Tregtia e mallrave të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë u rrit ndjeshëm në vitin 2021. Është kënaqësi të shohësh këtë hap pozitiv në tregtinë dypalëshe midis SHBA-së dhe Shqipërisë. Nëse jeni një eksportues shqiptar, ju nxisim të shihni tregun e Shteteve të Bashkuara dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri mund t’ju ndihmojë me këtë gjë”, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë.