AMF publikon zhvillimet e tregut të fondeve të investimeve për vitin 2020 

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga  Autoriteti i mbikëqyrjes Financiare  është bërë me dije se gjatë vitit 2020, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2020, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 67.40 miliardë lekë me një rritje prej 615 milionë lekë ose 0.92%, krahasuar me 31.12.2019.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 68.48% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 3.06% krahasuar me 31.12.2019.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2020 është 32,655 me një rritje prej 11.67% krahasuar me 31.12.2019.

GELDTrade.al