Andrea Pirlo gati për të nisur një aventurë të re

Andrea Pirlo ende nuk po jep paraqitjet e pritshme me skuadrën e Karagymryk në Turqi dhe duket se italiani po mendon një aventurë të re.

Siç raportojnë mediat, italiani është kthyer në një alternativë për t’u bërë trajneri i kombëtares belge.

Ai kërkon të zëvendësojë të larguarin Roberto Martinez, i cili së fundmi ka firmosur me Portugalinë.

Gjithashtu një tjetër alternativë është edhe Tieri Henri, me ish-sulmuesin francez që prej kohësh ka qenë asistenti i Martinezit në stolin e “Djajve të Kuq”.