Anglia mund Zvicrën me penallti

Anglia ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Euro 2024, pas një ndeshje përballë Zvicrës ku janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin.

Zviceranët e vendosur mirë në fushë anuluan britanikët të cilët nuk ia dolën të prodhonin asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë të ndeshjes dhe për shumë minuta vuajtën përballë trysnisë së helvetëve. Këta të fundit gjetën edhe golin me Embolo dhe dukeshin shumë pranë kalimit në gjysmëfinale,

Por gjuajtja e parë në portë e britanikëve me Saka solli golin e barazimit dhe shtesat. Aty nuk kishte gola të tjerë, teksa në fund Shaqiri goditi edhe traversën direkt nga goditja e këndit. Kështu që për të zgjedhur emrin e fituesit u deshën penalltitë, ku gabimi i Akanzhit ishte fatal për Zvicrën dhe dekretoi kalimin e mëtejshëm të Anglisë në këtë turne.