Orët e fundit të merkatos së dimrit në futbollin anglez do shohin si protagonist Armando Brojën. Edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, në lidhjen e tij direkte për orët e fundit të marrëveshjeve, ka shpjeguar se ajo e sulmuesit shqiptar është ndër lëvizjet më të rëndësishme që mbeten.
Fabricio Romano bën të ditur se është gjetur akordi mes palëve. Fullham ka gjetur akordin me Çelsin për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen
Gazetari i njohur i merkatos shpjegon se aktualisht Broja është duke shkuar për të kryer vizitat mjekësore te Fullham. Është një nga çështjet e rëndësishme të sotshme. Do kryejë vizitat mjekësore për të finalizuar huazimin për 4 milionë paund deri në fund të sezonit.
