Arredim shtëpie, 10 rregulla që duhen thyer

Keni menduar se ngjyra e bardhë është perfektja për një shtëpi të bukur apo se mobiljet duhet të jenë në të njëjtin stil. Nëse keni një dhomë të vogël, ju mund të ndjeheni të detyruar për të krijuar iluzionin e një hapësirë të madhe. Me pak krijimtari ju mund të ktheni çdo hapësirë në një vend të bukur dhe të rehatshëm. Mendojeni shtëpinë tuaj me një dritë pozitive e komode në krahasim me hapësira të bezdishshme të mbushura apo hapësira të vogla. Me këto ide, shpejt do keni mundësinë të takoni të bukurën.

Rregulla e Vjetër: Përdorni vetëm një lloj druri në mobiljet e një dhome 

Të gjitha mobiljet prej druri të njëjtit lloj do të dukeshin tepër perfektë. Përzierja e tyre do ta bënte një ambient më personal dhe interesant duke i dhënë më tepër ngjyra dhe jetë shtëpisë suaj.

 Rregulla e Vjetër: Pjesa më e rëndësishme e mobiljeve është Divani

Nuk ka asnjë rregull që thotë se në një dhomë duhet të ketë me patjetër një divan. Disa koltuqe me ngjyra dhe dizajne të ndryshme janë tendencat e këtij viti.

Rregulla e Vjetër: Ji i sigurtë për ndryshimet në hapësirat e vogla

Dhomat e vogla janë vendi ideal për të bërë dekorime. Jeni lodhur duke e lyer e stër-lyer muret me bojëra të shtrenjta. Ka ardhur koha të përdorni dhe të vendosni letër murale. Janë më të lehta, më të sigurta, më ngjyra dhe dizanje nga më të ndryshmet, të përshtatshme për arredimin e ambientit tuaj. Mos harroni që janë më pak të kushtueshme. Ideale për të dekoruar muret e shtëpisë.

Rregulla vjetër: Çdo dhomë ka nevojë për një tapet

Është e vërtetë se tapetet mbulojnë hapësirat e panevojshme​​, por kjo nuk do të thotë se janë tepër të nevojshme. Heqja e tyre mund ta bëjë një dhomë të duket më e madhe. Parketet e drurit mund të duken po aq bukur. Cdo gjë bëhet më e lehtë për ju, sidomos në kuzhinë do eleminoni tapetin para lavamanit.

Rregulla e Vjetër: Mobiljet dhe stili duhet të përputhen

Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë e botës, pasi mjafton të dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo. Por në realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme. Një mënyrë e thjeshtë për të dekoruar një dhomë, është mbledhja e një koleksioni të teksturave të ndryshme: letra muri, tavolina guri, cohë e ashpër e dekoruar në ambazhure, mobilje dhe një tapet për të krijuar një ambjent brendshëm të pasur.

Rregulla e Vjetër: Gjithmonë duhet vënë një tryezë e ulët në frontin e divanit

Mendoni të ndryshoni dicka. Një ide e mirë do ishte që të vendosnit një tavolinë-poltron. Përveç faktit që do t’ju shërbejë si

tavolinë do të keni një vend më shumë për t’u ulur. Janë tepër të rehatshme dhe komode. Në këtë menyrë shtëpia juaj do të duket më moderne, larg traditës me tavolinat e ulëta.

Rregulla e Vjetër: Materialet cilësore janë të mira ashtu sikurse janë 

Mos kini frikë që të dizenjoni. Çdo pjesë e mobiljeve nuk mund të jetë me ngjyrë kafe. Në këtë dhomë gjumi nga projektuesi Dan Marty, janë vendosur flamuj francezë dhe britanikë që fluturojnë mbi një krevat faux-bambu-je.

Rregulla e Vjetër: Për një dhomë gjumi të vogël, të përdoren mobilje të vogla

Mobiljet e vogla do ta bëjnë të duket akoma më e vogël dhomën tuaj të gjumit. Provoni një krevat të lartë. Dhoma do të duket me e madhe.

Rregulla e Vjetër: Karriget duhet të përputhen me tavolinën

Provoni të vendosni disa karrige të ndryshme në tavolinën e ngrënies. Do ju duket si diçka e çmendur por do t’i japë stil shtëpisë.

Rregulla e Vjetër: Arti i fëmijëve është për në “frigorifer”

Pikturat e fëmijëve dhe vizatimet mund të sjellin ngjyra dhe fantazi në një hapësirë ​​ndryshe pa fantazi. I vendosni vizatimet në një kornizë të gjatë ose në një kornizë të bardhë me një rrogoz me ngjyrë. Do të duket art./Burimi:Radari.al