Arrin 600 mijë ndjekës në Instagram, Luiz Ejlli: I përulur para jush

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në mediat shqiptare.

Ai po shijon në masë të madhe famën, gjersa këto ditë ka qenë mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. Së fundmi këngëtari ka treguar se ka arritur 600 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.

“I përulur para jush, për çdo fitore timen”, ka shkruar ai. Instagrami i artistit shkodran u hap pak para përfundimit të BBVA, ku në fillim menaxhohej nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.

Këngëtari i njohur pati probleme të shumta në Instagram, pasi fillimisht ia kishte lënë në menaxhim një shoqes së tij, më pas kaloi te familjarët e në fund te produksioni i Big Brother.

Sidoqoftë, Luizi ishte një personazh shumë i pëlqyer për mënyrën se si e zhvilloi lojën, gjë që bëri të fitoi fansa anë e mbanë botës.