Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Sipas njoftimit punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 08.01.2024-12.01.2024.
“Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut”, shkruhet në njoftim.