Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës, ka mbyllur disa kalime të jashtëligjshme dhe pika të zeza për aksidente siç ishte edhe Mbikalimi i Fllakës
“Ky projekt konsistoi në ndërtimin e katër rampave që lidhin Mbikalimin e Fllakës me zonën përreth. Janë vendosur guardrail në të gjithë gjatësinë e rampave hyrëse dhe dalëse. Janë realizuar dhe dy rrethrrotullime që lidhin rrugën ekzistuese me rampat e reja” informon ARRSH.