ARRSH publikon pamjet e kantierit Elbasan – Qafë Thanë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar këtë të martë pamjet e kantierit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë dhe thotë se gjurma e re është hapur plotësisht. Referuar njoftimit, thuhet se janë realizuar 60% e veprave të artit të parashikuara. Kanë përfunduar nënkalimet e parashikuara në projekt, ndërkohë vazhdon puna për mbushjen e trupit të rrugës dhe mbrojtjen lumore.

“Në kantierin e punimeve Elbasan-Qafë Thanë faza e parë, pjesë e Korridorit 8 punohet me ritëm dhe tashmë është hapur e gjithë gjurma e re. Kanë përfunduar nënkalimet e parashikuara në projekt.

Janë realizuar 60% e veprave të artit. Vazhdon puna për mbushjen e trupit të rrugës dhe mbrojtjen lumore”, thuhet në postimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa më poshtë janë dhe pamjet e kantierit të punimeve.