Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi, ka vendosur të bëjë një lëvizje të re në karrierën e tij, por kësaj radhe krejtësisht jashtë botës së muzikës.
Ai po e provon veten në botën e biznesit dhe inovacionit duke hapur agjencinë e tij të marketingut, e cila mban emrin “Ennio Creative”. Kjo lëvizje vjen si një risi për ndjekësit e tij, pasi Arti deri më tani është identifikuar në sytë e publikut kryesisht përmes projekteve të tij muzikore dhe paraqitjeve televizive.
Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë para kamerave apo në skenë, duket se artisti ka vendosur të kanalizojë kreativitetin e tij në një tjetër dimension, atë të reklamave, fushatave dhe marketingut dixhital. Kompania e re ka filluar tashmë të marrë formë dhe të jetë aktive me projektet e para, duke treguar se Art Abazi është angazhuar seriozisht në këtë rrugëtim të ri si sipërmarrës.
Të qenit pjesë e industrisë së marketingut kërkon padyshim vizion të qartë dhe ide të freskëta, prandaj mbetet për t’u parë se si do të ecë ky projekt i ri për këngëtarin gjatë muajve në vazhdim.
Ky angazhim mund t’i marrë një pjesë të mirë të kohës së tij të përditshme, megjithatë mbetet të shohim nëse kjo do ta mbajë larg studiove muzikore për një kohë të gjatë. Për momentin, fokusi i tij i ri duket të jetë ndërtimi i një profili të qëndrueshëm në fushën e marketingut. /Prive By Liberta Spahiu










