Interi humbi finalen e Ligës së Kampionëve përballë Mançester Sitit me rezultatin 1-0 në stadiumin “Ataturk Olympi” të Stambollit.
Gjithsesi, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, edhe pse nuk luajti asnjë minutë, shkroi historinë në futbollin shqiptar.
Ai u bë lojtari i parë i Kombëtares që merr një medalje Champions-i, edhe pse ishte ajo e argjendtë.