Pas Zelandës së Re, ka trokitur Viti i Ri 2024 edhe në Australi.
Sydney ka shënuar fillimin e vitit 2024 me zhurmë dhe me një spektakël fishekzjarrësh me rreth 8.5 ton fishekzjarrë që shpërthyen në qiellin mbi Urën e Harbour dhe Teatrin e Operas.
Qytetarët e ndoqën shfaqen e fishekzjarrëve në qiell, po edhe nëpërmjet një ekrani të madh dhe spektakli zgjati për rreth 12 minuta.
Veç Australisë edhe Zelanda e Re me një spektakël fishekzjarrësh ka pritur Vitin e Ri të 2024, duke u lutur dhe shpresuar për një vit më të mirë.