Austria ka bërë surprizën më të madhe deri tani në Euro 2024, duke dominuar Grupin C për ta mbyllur në vendin e parë. Austriakët kanë mundur me shifrat 3-2 Holandën sot dhe kanë lënë pas përveç tulipanëve, edhe Francën.
Gjithçka nisi me autogolin e Malen, teksa holandezët kishin vështirësi të gjenin rrjetën e portës kundërshtare. Ata ia dolën në fillimin e pjesës së dytë me Gakpo, por në momentin e tyre më të mirë, erdhi përsëri avantazhi austriak me Shmid. Depaj barazoi shifrat pranë fundit të ndeshjes, por entuziazmi holandez zgjati pak minuta. Sabitzer tundi përsëri rrjetën nga ana tjetër dhe vulosi një fitore të shkëlqyer 3-2 që bën Austrinë kryesuese të grupit.
