Balluku prezanton programin për panele diellore për ngrohjen e ujit, ja kur hapet gara

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me hapat që duhet të ndqien për programin, i cili subvencionon me 70% të shumës familjet që do të instalojnë panelet diellore për ngrohjen e ujit.

Gjatë deklaratës, Balluku u shpreh se është e rëndësishme që si fillim, ky program do të nisë për 2 mijë familje që do të aplikojnë për të pasur panelet diellore për ngrohjen e ujit.

Zëvendëskryeministrja, theksoi se në varësi të situatës dhe ecurisë së programit do të vazhdohet më pas me paketa të tjera për ta pasur një target me 20 mijë familjarë që do të aplikojnë për të pasur energji përmes paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Gjithashtu Balluku bëri me dije se gara për aplikimin, do të nisë nga data 11 Tetor deri në 18 Tetor.

Është e rëndësishme që ky është një hap që nis me 2 mijë familje që do të aplikojnë për të pasur energji elektrike përmes paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Sipas ecurisë së programit, pasi të vlerësojmë situatën do vazhdojmë edhe me paketa të tjera, për të pasur një target me 20 mijë familjarë që do të aplikojnë për këtë lloj energjia.

Sot kemi kënaqësinë të bëjmë publik nëj program përsa i përket buriumit të energjisë nga vetë familjarët dhe për të kursyer energjinë.

Në data 1 tetor agjensia ka hedhur hapin e parë. Faza e parë është gara që do të kryhet përmes subjekteve që janë të interesuar për të ofruar panelet e prodhimit të energjisë diellore dhe instalimin e paneleve.

Gara do hapet nga 11-tetori deri në 18 tetor.

Agjensia e Eficenës Energjetikte, do të tregojë hap pas hapi si veprohet”, është shprehur Belinda Balluku.