Banesë me një stil të kombinuar: ja cili është kombinimi fitues

Studioja e projektimit ”Egue y Seta” ka marrë përsipër një projekt për të rregulluar një banesë me tri dhoma prej 70 metrash katrorë në Barcelonë

Pronarët gjithashtu dëshironin të ndryshonin radhitjen e dhomave në banesë, sepse donin një zonë më të madhe qëndrimi ditor, kështu që ata lidhën dhomën e vogël që dikur ishte dhomë për fëmijë me kuzhinën dhe e kthyen atë në një dhomë ngrënieje.

Një pjesë e dhomës së gjumit është shndërruar në një dollap lëvizës, ndërsa dollapët janë ndërtuar në korridor për të krijuar hapësirë shtesë për gardërobë dhe magazinimin.

Pronarët e rinj dëshironin një hapësirë të rehatshme, relaksuese, por pasi nuk insistonin në ndonjë stil të veçantë, disenjatorët propozuan një stil modern të kombinuar me një stil industrial.

Stili industrial solli gjallëri në hapësirë, por gjithashtu u bë një lidhje me qëllimin origjinal të kësaj hapësire, për të kujtuar veçantinë e banesës që u krijua në sallën e fabrikës.

Tonet e zeza që mbizotërojnë në kuzhinën moderne minimaliste janë të ekuilibruara me shkathtësi me sipërfaqe prej betoni gri, si dhe ato të bëra prej druri me ngjyrë të shndritshme dhe pllakave qeramike.

Çdo gjë në vijim është fisnikëruar nga një mini kopsht me gjelbërim tropikal. I njëjti proces i ngjyrosjes përsëritet edhe në dhomën e gjumit ku druri i dyshemesë dhe pllaka mbi shtrat janë shkrirë me betonin.