Banka e SHqipërisë/ Lehtësi për kreditë korporative me mbi 250 milionë lekë

 Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash të reja që ju vinë në ndihmë kreditorëve, por edhe që i përgjigjen edhe ruajtjes së qëndrueshmërisë së kredive me probleme për periudhën në vijim.

Një nga këto masa është edhe rregullorja “Qasja e Tiranës”, “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat të kredimarrësve në vështirësi financiare”.

E miratuar në mesin e vitit 2019 me afat deri në 2020, vlefshmëria e saj është shtyrë deri në janar 2022, duke i dhënë bankave hapësirë më të madhe kohore të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për huamarrësit e përbashkët në vështirësi financiare.

Objekti i “Qasja e Tiranës” është trajtimi i kredive korporative me ekspozim në disa banka tregtare, në shuma më të mëdha se 250 milionë lekë.

Ndër masat mbështetëse të kësaj rregullore është trajtimi jashtëgjyqësorit duke i dhënë afat më të zgjatur kohor kredisë, dhënia e financimeve shtesë, likuidimi i aktiviteteve dytësore të huamarrësit, rritjen e kapitalit nëpërmjet financimit, kryerja e ndryshimeve në strukturën dhe mënyrën e drejtimit të subjektit, shitja e pasurive të tij, konvertim i borxhit në kapital, etj.

GELDTrade.al