Banka e Shqipërisë/ Rritje e përdorimit të instrumenteve financiare mbrojtëse 

Banka e Shqipërisë, ka miratuar strategjinë e zhvillimit 2021-2023, ku ndër të tjera vend kryesor zë edhe angazhimi i Bankës Qendrore me institucionet e tjera financiare, në mbështetje të zhvillimit të tregut të brendshëm valutor, me fokus rritjen e përdorimit të instrumenteve financiare mbrojtëse ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Në vitet e fundit,për shkak të zhvilimeve të ndryshme, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka kaluar disa momente luhatjesh të forta, që janë stabilizuar vetëm me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

Sipas BSH-së, instrumentet mbrojtëse nga luhatjet e kursit janë kontratat future (e tregtimit të ardhshëm) të kursit të këmbimit. Ato mund të jenë një mbrojtje e mirë për subjektet që kryejnë veprime valutore në shuma të konsiderueshme,

Kontrata të tilla lidhen për të fiksuar nivelin e këmbimit të dy valutave në një datë të caktuar në të ardhmen, duke eleminuar efektin e luhatjeve.

Ndërkohë që aktualisht, këmbimet në tregun valutor vendas bëhen vetëm përmes kontratave të zakonshme spot, ku këmbimi bëhet me kursin aktual ditor. 

GELDTrade.al