Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, në ankandin e së mërkurës u shitën obligacione me maturim 7-vjeçar, në vlerën 3 miliardë lekë, shumë e shpallur për financim nga Ministria e Financave.
Ndërkohë që u paraqitën kërkesa për blerjen e 8.1 miliardë lekëve.
Sipas BSH-së, obligacionet afatgjata mundësojnë kthime nga investimi, mjaft të kënaqshme krahasuar me instrumentet e tjera financiare. Ndaj dhe interesi i individëve dhe subjekteve për të investuar në to, është në rritje të vazhdueshme.
Veç investitorëve individualë, këto obligacione janë një alternativë shumë e kërkuar nga investitorët insitucionalë, si fondet e pensioneve apo të investimeve.









