Sektori bankar rriti provigjionet për kreditë e këqija në vlerën 7,3 miliardë lekë gjatë vitit 2020.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se zhpenzimet për humbje të pritshme nga kreditë gjatë këtij viti, prekën nivelin më të lartë në këto katër vitet e fundit, si rezultat i situatës së vështirë ekonomike që krijoi pandemia dhe tërmeti.
BSH-së bën të ditur se, sistemi bankar është i mirëkapitalizuar. Gjatë vitit 2020 portofoli i kredisë u rrit me 6.6% dhe kredia me probleme shënoi rënie.
Ndërkohë që masat që mori BSH-ja për shtyrjen e kësteve të kredisë për huamarrësit dhe ristrukturimin e kerdive pa i klasifikuar këto detyrime si kredi të këqija, i ka dhënë kohë individëve dhe biznesit për t’u rimëkëmbur nga vështirësitë që krijoi situata e pandemisë Covid-19..









