Bankat tregrate, rritën me 27 % portofolin e letrave me vlerë në fund të 2020

Bankat tregrate në vend, rritën me 27 % portofolin e letrave me vlerë në fund të 2020, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, në fund të tremujorit të tretë 2020, sektori bankar në Shqipëri zotëronte letra me vlerë në shumën totale prej 487 miliardë lekë, ose në rreth katër miliardë euro.

Mirëkapitalizimi i sektorit bankar, ka bërë që bankat të jenë financueset më të mëdha të bonove të thesarit dhe obligacioneve qeverisë.

Aktualisht, letrat me vlerë përbëjnë më shumë se 31 % të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar dhe së bashku me kredinë janë treguesit kryesorë në bilancin e tyre.