Bar Restorant Piceri Stella – vendi ideal për të gjetur qetësinë dhe relaksin e dëshiruar

Bar Restorant Piceri Stella është i pozicionuar përgjatë bregdetit në Rradhimë, Vlorë. Stafi i kualifikuar ka në fokus shërbimin e jashtëzakonshëm dhe cilësinë më të mirë të ushqimit, duke përdorur produkte të freskëta dhe bio. Kjo përzgjedhje është rezultat i pasionit për të siguruar përvoja unike, duke dhënë dhe mundësi për të shijuar shkrirjen e stilit të jetesës tradicionale dhe moderne lokale.

Duke sjellë Mesdheun në pjatat tuaja, të gjitha përpjekjet shkojnë tek mbulimi i të gjitha kulturave të gatimit me pjata të zgjedhura, përbërës me cilësi të lartë dhe të gatuara sipas porosisë.

Gjithashtu ofrohet dhe shërbimi i hotelerisë ku mund të zgjidhni një nga tetë dhomat me pamje fantastike të bregdetit të Vlorës. Plazhi i mirëorganizuar ndodhet shumë pranë restorantit dhe ju ofron  qetësinë dhe relaksin e dëshiruar.

Po kërkoni të organizoni një event? Ekipi i Bar Restorant Piceri Stella mund të planifikojë për ju përvojën e plotë, duke përfshirë Akomodim, Dekorim dhe Staf.