Barazimi në minutat e fundit me Islandën, tifozët shqiptarë fërshëllejnë lojtarët e Kombëtares

Shqipëria mori një barazim zhgënjyes në minutat e fundit të takimit përballë Islandës, duke na lënë të fundit në fushatën e Ligës së Kombeve.

Pas këtij barazimi zhgënjyes lojtarët e Kombëtares shkuan drejt tifozëve kuqezi, por këta të fundit nuk i kanë mirëpritur duke i fërshëllyer.

Rezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit duket se i ka lënë një shije të hidhur mbështetësve që ishin në stadium.