Bashkia e Kukësit shpall tenderin, për qendrën e qytetit

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Bashkia Kukës ka shpallur një tender për sistemimin e rrugës “Pallati i Kulturës – Godina e Turizmit”.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik ka një fond 41.6 milionë lekë të vënë në dispozicion të projektit. “Kjo hapësirë do t’i japë qytetit jo vetëm një rrugë me parametra bashkëkohorë, por edhe trotuare në formë shëtitoreje dhe hapësira çlodhëse përgjatë gjithë gjatësisë së saj. Zona do të karakterizohet nga gjelbërim i mjaftueshëm i ulët dhe i lartë, hapësira të sistemuara në funksion të këmbësorëve, duke krijuar kështu pika atraktive të ndryshme, për shkak të peizazhit të mrekullueshëm që zona ofron” shpjegohet më tej në detajet e tenderit. Ndër të tjera, projekti parashikon që të ngushtojë rrugën deri në 11 metra, për të zgjeruar trotuaret./Burimi: Scan

GELDTrade.al