Bashkia Memaliaj shpall tenderin: 410 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit rajonal

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Bashkia Memaliaj ka shpallur një tender me fond 410.1 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Fondi i vënë në dispozicion të projektit do të shkojë për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe qytetin Memaliaj.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 12 mars. Ndërkaq, afati kohor për ekzekutim, sipas dokumentacionit, është 2 vjet, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al