Bashkia Tepelenë shpall tenderin për ujësjellësin e ri

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Bashkia Tepelenë ka shpallur një tender me fond 195.8 milionë lekë, për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për fshatrat e zonës.

“Zona ndodhet në Bashkinë Tepelenë dhe shtrihet përgjatë fillimeve të lumit të Bençes . Si rezultat i ndërtimeve të reja dhe degradimi i rrjetit ekzistues ka sjellë mos-furnizimin me ujë të këtyre fshatrave. Rrjeti i ekzistues i furnizimit me ujë nuk arrin të furnizojë këta banorë me sasinë dhe cilësinë e duhur, pasi aty më  parë janë bërë vetëm investime  te pjesshme vetëm për  të përmirësuar gjendjen e emergjencës, prandaj lind  nevoja për ndërtimin e një rrjeti tërësisht të ri që të bëjë të mundur furnizimin me ujë 24 orë me prurjen dhe  presionin e kërkuar” shkruhet në detajet teknike të tenderit.

Fshatrat për të cilat projekti flet janë përkatësisht Nivicë dhe Rexhinë, po ashtu Peshtan – Mezhgoran.

GELDTrade.al