Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet nga normat e larta të inflacionit, frenimi i aktivitet ekonomik në Eurozonë dhe së brendshmi nga kontratat koncesionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) lajmëroi Banka Botërore në projeksionet e pranverës për vendet e rajonit ECA (Evropa Lindore dhe Azia Qendrore).
Banka lajmëroi se sfida kryesore e vendit është popullsia me rënie edhe për shkak të migrimit të madh dhe cilësia e dobët të fuqisë punëtore.
BB la të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. PBB-ja e vendit tonë do të zgjerohet me 2.2 % këtë vit dhe me 3.4% vitin e ardhshëm, në të njëjtat vlera si në parashikimet e janarit.
Banka analizon se rritja ekonomike e vendit tonë pritet të jetë më e përmbajtur në vitin 2023, në kontekstin e zhvillimeve globale dhe kushteve më të shtrënguara financiare.