Spektakli i “Big Brother Vip” rikthehet mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel, me shumë dinamika.
Diskutimet mes banorëve vazhdojnë, teksa në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi. Nga ana tjetër, prova e kërcimit vendosi që vetëm grupi i Albit të kishte buxhet për ditët në vazhdim, duke vendosur pjesën tjetër të banorëve para një sfide.










