BE propozon ligjin e ri që i mundëson përdoruesve të çaktivizojnë funksionet që krijojnë varësi


Komisioni Evropian ka propozuar një ligj të ri të quajtur Digital Fairness Act, i cili synon të kufizojë praktikat manipuluese të aplikacioneve dhe platformave online, përfshirë funksionet që nxisin përdoruesit të kalojnë më shumë kohë në to. Ndryshe nga masat e mëparshme që fokusoheshin kryesisht te fëmijët, propozimi i ri do t’u japë edhe të rriturve mundësinë të çaktivizojnë shërbime si riprodhimi automatik i videove dhe streaks.

Kjo do të prekë aplikacione si Duolingo dhe Strava, të cilat përdorin streaks për të nxitur përdoruesit të rikthehen çdo ditë. Përveç kësaj, ligji synon të ndalojë praktikat e njohura si “dark patterns”, ku përdoruesit manipulohen përmes mesazheve të rreme, si pretendimet se një produkt është pothuajse i shitur, ose butonave që i bëjnë të ndihen fajtorë kur refuzojnë një ofertë.

EU's proposed Digital Fairness Act takes aim at Duolingo streaks, autoplay, and manipulative apps

Propozimi përfshin edhe ndryshime në abonimet digjitale. Periudhat falas të provës nuk do të mund të kthehen automatikisht në abonime me pagesë pa miratimin aktiv të përdoruesit. Gjithashtu, anulimi i abonimeve duhet të jetë po aq i thjeshtë sa regjistrimi, ndërsa konsumatorët do të kenë të drejtën të kontaktojnë një përfaqësues real të shërbimit ndaj klientit.

Sa i përket platformave të shitjes së biletave si Ticketmaster, çmimet dinamike nuk do të ndalohen, por kompanitë do të detyrohen të tregojnë çmimin aktual dhe nivelin maksimal që mund të arrijë gjatë pritjes në radhë virtuale.

Shkeljet mund të dënohen me gjoba deri në 6% të xhiros vjetore globale. Megjithatë, ligji duhet ende të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare, përpara se të hyjë në fuqi.



Burimi Geekroom.al