Begaj: Banjska dëshmoi sa e brishtë është siguria në rajonin tonë

Për Presidentin e Republikës, rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës, shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë.

Nga Kuçova në ceremoninë e hapjes së bazës në Kuçovë, Presidenti Begaj u shpreh se sot dërgojmë mesazhin e fuqishëm të paqes  dhe dëshmojmë se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive.

“Jetësimi i bazës shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes së vendit tonë. Është rezultat i bashkëpunimit mes aleatëve, nga kjo bazë ne së bashku dërgojmë mesazhin e paqes dhe dëshmojmë se NATO është e gatshme të mbrojë lirinë e aleatëve. Detyrimet që rrjedhin nga NATO janë edhe interesat strategjite të Shqipërisë. Baza e NATOs simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen. Është simbol për të mbrojtur vendin Shqipëria nuk u zgjodh rastësish, dëshmon besimin e aletaëve si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. Një investim shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite. Agresioni rus ndaj Ukrainës, situata në Lindjes e Mesme, përbëjnë sfida.