Bëhu pjesë e Konkursit Ndërkombëtar – FUTURE AGRO CHALLENGE ALBANIA 2021

Future Agro Challenge është një konkurs ndërkombëtar për startup-et në fushën agro e cili zhvillohet në Shqipëri për të tretin vit radhazi.

Qëllimi i këtij konkursi është që të mbështesë idetë e biznesit, startup-et dhe bizneset që janë duke operuar në treg në më pak sesa 5 vite, duke i ndihmuar në njohuri, trajnime dhe duke ju dhënë mundësinë të marrin pjesë e Samitin e Agro-s në Selanik në Tetor 2021.

Triple City synon të jetë promotorë i komunitetit ‘co-working’, sipërmarrjeve dhe startup-eve, ekonomisë dixhitale dhe industrive kreative’.

Triple City në formën e një ekosistemi multifunksional.

Multifunksionaliteti i Triple City konkretizohet përmes ndërlidhjes së strukturave dhe funksionaliteteve të ndryshme, brenda një mjedisi të vetëm, në formën e një ekosistemi fizik ose virtual. Hapësirat Co-working, laboratorët e ndryshëm të prodhimit si Fab Lab, Maker Space, Klasterat si Smart City Lab, Creative City Hub, Terminali i Biznesit si hapësirë shërbimesh, larmishmëria e eventeve si hapësirë për networking dhe socializim, si dhe akademitë e zhvillimit të aftësive profesionale, si Akademia e Biznesit & Startup-eve, Digital Future apo Industrive Kreative, janë shembuj konkret të ekosistemit shumëdimensional Triple City.

Triple City i cili ka të drejtën e organizimit të këtij eventi në Shqipëri, ka hapur thirrjen për aplikim për startup-et e interesuara.

Kush mund të aplikojë?

  • Personat që kanë një ide biznesi në fushën agro;
  • Startup-et që operojnë në treg jo më shumë sesa 5 vite;
  • Kanë një ndërthurje të inovacionit me industrinë agro.

Për çfarë konkurrohet?

  • Trajnim dhe mentorim one to one;
  • Network me sipërmarrës të suksesshëm në këtë industri;
  • Fituesi i Future Agro Challenge do të udhëtoj drejt Greqisë për të marr pjesë në Samitin e Agros në Greqi.

Deadline i aplikimit është data 12 korrik 2021 në link-un në vijim:

https://business-terminal.triplecity.al/future-agro-challenge-albania-2021/

Aktiviteti do të zhvillohet më datë 14 korrik 2021 /BM