Bejtja: 20 milion euro kredi për Himarën, Pogradecin dhe Pustecin, ku do ndërhyhet

Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 20 mln euro, që do të shkojnë për rritjen e potencialeve turistike në 3 bashki të vendit. Gjatë diskutimeve në komision, zv.ministri i Infrastukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja tha se investimet që do të kryehen, do të mundësojnë zhvillimin e zonave.

Gjithashtu, Bejtja bëri me dije se programi i investimeve në këto 3 bashki është edhe më i madh, pasi parashikon edhe një sërë ndërhyrjesh të tjera, por me financim nga të tjerë burime

Paralelisht me kredinë, prej 20 mln euro marrëveshja parashikon edhe dhënien e grantit, në masën e 1 mln eurove.