Berat/ Hapet tenderi për ndërtimin e urës së re mbi lumin Osum

Bashkia e Beratit ka hapur tenderin për hartim projekti “Ura e RE mbi lumin Osum dhe rikonstruksion i rrugës Goricë-Bilcë” bëjnë me dije agjentët e konstruksionit të GELDTrade.

Fondi limit është 13 milion e 476 mijë lekë dhe afati për ofertat është 25 janar 2021. Qyteti i Beratit dhe fshatrat rreth tij ndahen nga lumi Osum. Aktualisht mbi Lumin Osum kalon vetëm një urë automobilistike ndërsa dy urat e tjera janë ura këmbësorësh. Plani i përgjithshëm vendor i qytetit të Beratit parashikon zhvillimin e qytetit në drejtim të lagjes Uznovë. “Për këtë, lind nevoja e lidhjes së kësaj zone me anën tjetër të lumit të cilat momentalisht kanë akses vetëm nëpërmjet urës ekzistuese automobilistike në hyrje të qytetit, rreth 5 kilometra larg.

Gjithashtu, gjendja e varfër e infrastrukturës rrugore në këtë zonë sjell si nevojë rikonstruksionjin e rrugës që lidh urën e re me infrastrukturën ekzistuese. Po ashtu, projekti parashikon edhe rikonstruksionin e urës Goricë-Bilcë e cila do të mundësojë qarkullimin e mjeteve me lehtësi dhe do të mundësojë lidhjen midis dy anëve të lumit. Rruga që do të rikonstruktohet është rreth 3.5 kilometra e gjatë e shtrihet në gjatësinë e saj paralel me lumin Osum. Pika e nisjes është kryqëzimi në rrugën Goricë-Dobornik pranë urës së varur në lagjen Goricë dhe përfundon në kryqëzimin e parashikuar me rrugicën e re mbi urë.

GELDTrade.al