Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh

Erjola Doçi ka kërkuar mbrëmë (e martë) pas spektaklit që të largohet nga Big Brother VIP Albania 3. Kjo për shkak Graciano Taganit, i cili hodhi disa akuza në drejtim të saj duke përfshirë edhe Romeo Veshajn.

Ajo filloi që të bënte gati valixhen dhe në ato momente u ndalua nga Julian Deda. Banori e bindi që të qëndronte brenda duke i thënë se nuk duhet të lë shtëpinë për askënd.

Gjatë bisedës natën vonë, Erjola filloi edhe të qante duke mos dashur që të shfaqet e tillë në publik dhe se e sheh edhe familja.

“Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot”, u shpreh ajo.

Graciano ndërkaq gjatë spektaklit kishte thënë se Romeo e ka pasur fiksim dhe se kanë pasur flirt me njëri-tjetrin.