Bitcoin shënon rritje gjatë qershorit

Bitcoin u rrit mbi 12% që nga fillimi i qershorit, duke u tregtuar rreth 30,000 dollarë sipas Coin Metrics. Sipas lojtarëve të tregut, rritja erdhi pasi, kompania amerikane e menaxhimit të aseteve BlackRock kishte paraqitur një fond të tregtuar në shkëmbim bitcoin, duke ndjekur çmimin e tregut të aktivit bazë.

Ndonëse kjo mund të jetë pjesë e arsyes, lëvizja e madhe mund t’i nënshtrohet një faktori tjetër përtej rrjedhës së lajmeve që rrethojnë institucionet e mëdha që ndërmarrin hapa për të përqafuar bitcoin ose asete të tjera dixhitale.

“Thellësia e tregut” të kriptove ka qenë në nivele shumë të ulëta këtë vit. Thellësia e tregut i referohet aftësisë së një tregu për të absorbuar urdhra relativisht të mëdha për blerje dhe shitje. Kur thellësia e tregut është e ulët dhe lojtarët e mëdhenj bëjnë porosi për të blerë ose shitur monedha dixhitale, çmimet mund të lëvizin shumë lart ose poshtë, edhe nëse porositë nuk janë aq të mëdha.

Sipas firmës së të dhënave Kaiko, thellësia e tregut të bitcoin ka rënë 20% që nga fillimi i vitit. Kjo mungesë likuiditeti është nxitur pjesërisht nga shqyrtimi rregullator i industrisë së kriptove nga autoritetet amerikane.

Aktualisht kriptot po tregtohen në vëllime të ulëta. Vëllimi ditor i tregtimit në kriptomonedhë është rreth 24 miliardë dollarë, sipas faqes së internetit të të dhënave të kriptove, CoinGecko.

Në vitin 2021 ky nivel ishte 100 miliardë dollarë. Investitorët e mëdhenj të kriptove zakonisht shpresojnë se një rritje e hershme e çmimeve do të jetë e mjaftueshme për të tunduar investitorët me pakicë që të marrin pjesë përsëri, e cila do të rriste çmimet eedhe për bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale, por kjo nuk ka ndodhur.

Zhvillimet e fundit ngjajnë me aktivitetin e vitit 2018, kur çmimi dhe vëllimet e bitcoin u ulën për disa muaj përpara se të fillonin të rriteshin përsëri vitin e ardhshëm. Por, CCData thotë se është ende herët për të thënë nëse: më e keqja ka mbaruar për bitcoin.