Bizneset mund të rriten nëpërmjet aplikacionit TikTok

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade na shpjegojnë nëse do që biznesi yt të rritet dhe të lulëzojë ndërkohë që bota po rihapet dhe po rikthehet sensi i normalitetit, të eksplorosh aplikacionin TikTok është një hap i parë shumë i mirë. Platforma për shpërndarje videosh ka arritur të bëhet një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë, si dhe mjaft efikase për reklamim biznesesh.

Nëse e përdor TikTok siç duhet, mund të prezantosh biznesin ose produktin tënd drejt një audience gjigande. Në fakt, TikTok ka arritur 800 milion përdorues nëpër gjithë botën, si dhe është shkarkuar 2 miliardë herë.

Sigurisht që TikTok nuk është platformë për çdo lloj biznesi. Ja si mund ta kuptosh nëse është e duhura për biznesin tënd.

Studio platformën

Duke studiuar se çfarë kontenti funksionon në TikTok dhe si të ndërveprosh me të tjerët në këtë platformë, biznesi yt mund të përfshihet në këtë kulturë shumë natyrshëm.

TikTok është plot me video argëtuese dhe vizualisht tërheqëse, kështu që nuk është vendi për të bërë video serioze reklamuese. TikTok përdoret përgjithësisht nga moshat 16-24 vjeç, kështu që duhet të lidhesh me ta në një mënyrë kreative nëse dëshiron të kesh sukses në platformë.

Krijo kontent argëtues

Krijimi i kontentit tënd është mënyra më e lehtë dhe më e lirë për të promovuar biznesin tënd në TikTok. Plus, një prej benefiteve më të mëdha të TikTok është që nuk ke nevojë për video shumë profesionale. Mund të filmosh me smartphone-in tënd.

Mundohu që videot të jenë sa më të thjeshta. Një video e relaksuar që tregon produktet e tua me një këngë në sfond është shumë autentike dhe e pranueshme nga audienca.

Fillo një “hashtag challenge”

Një mënyrë e mirë për të promovuar biznesin tënd në TikTok është duke nisur një sfidë me hashtag. Kompania e parë që e bëri këtë sfidë ishte ‘Guess’, duke inkurajuar përdoruesit e TikTok të filmojnë veten ndërkohë që veshin xhinset nga linja e tyre e re me hashtagun #InMyDenim.

Një sfidë e lezetshme me hashtags jo vetëm që promovon biznesin tuaj, por edhe rrit ndërveprimin dhe anagazhimin e përdoruesve.

Puno me influencerë të TikTok

Influencerët e TikTok mund të të ndihmojnë që të arrish më shumë audiencë, dhe të krijosh një lidhje me gjeneratat e reja të TikTok. Para se të krijosh partneritet me një influencer, sigurohu që audienca e tyre përshtatet me atë të biznesit tënd, në mënyrë që të jetë sa më efikase.

GELDTrade.al