Bizneset në Tiranë u shtuan 5% me shumë se në 2019

Ndërsa pritej që viti i vështirë ekonomik 2020 e veçanërisht mbylljet prej karantinës të tkurrnin numrin e bizneseve në Tiranë, shifrat zyrtare tregojnë të kundertën.

Në dhjetor të vitit 2020, numri i bizneseve që operojnë në Kryeqytet është rritur me 5%. Sipas të dhënave të sapopulikuara nga Bashkia e Kryeqytetit, në fund të vitit 2020 rezultojnë 51,292 biznese active, nga 48,843 në fund të vitit 2019. Rritje të numrit kanë shënuar si biznesi I madh, ashtu edhe ai i vogli. Në dhjetor 2020, numri I bizneseve të mëdha që operojnë në kryeqytet është 9,484, 319 më shumë se në fund të vitit 2019, kur në total numri I bizneseve të mëdha ishte 9,165. Sa i përket biznesit të vogël, në fund të vitit 2020 rezultojnë të regjistruara 39,187 subjekte, 37,028, ose 2,159 më shumë se një vit më parë.

Në rënie është vetëm numri i bizneseve VIP. Në këtë sector rezultojnë në fund të vitit 2020 të regjistruara 460 subjekte, ose 24 më pak se në vitin 2019, kur numri total i tyre ishte 484. Ndryshim të papërfillshëm ka shënuar numri i bizneseve që klasifikohen si të tjera, I cili nga 2,166 në vitin 2019, rezulton 2,161 në vitin 2020. Kryeqyteti është më i lakmuari ndër qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka ardhur në rritje të përvitshme, të përqendrimit të shërbimeve dhe institucioneve shtetërore.

Në 24 njësitë administrative të Tiranës zhvillojnë aktivitetin mbi 51 mijë subjekte kryesore, ku 11 Njësitë administrative urbane kanë edhe përqëndrimin më të lartë. Por ajo që vihet re është shifra e lartë edhe e bizneseve sekondare, pra që janë në pronësi të individëve që kanë edhe një biznes kryesor. Ndërkaq, Shitja me pakicë dhe njësitë e shërbimit vazhdojnë të jenë kategoritë e biznesit që vazhdojnë të rriten dhe të zhvillohen në Tiranë përgjatë 5 viteve të fundit.

GELDTrade.al