BIZNESI: Pyetje-përgjigje mbi Fiskalizimin…

Këtu do të gjeni Pyetje- Përgjigjet më të shpeshta dhe sipas specifikave të natyrës teknike, ligjore, grupeve të interesit, etj, të cilat do të përditësohen, në faza të ndryshme të zbatimit të projektit të Fiskalizimit.

Pyetje – Përgjigjet teknike:

1- A nevojitet një printer specifik?
Jo, nuk kërkohet një lloj specifik harduerësh. Çdo printer që mund të printojë përmbajtjen e detyrueshme të faturës (siç përcaktohet me ligj) është i mjaftueshëm. Është e rëndësishme që printeri të mund të printojë kodin QR në faturë.

2- A mund të ndryshohet fatura pasi është printuar?
Fatura nuk mund të ndryshohet pas printimit, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligjit të fiskalizimit. Për qëllim të saktësimeve të faturës pas lëshimit të saj, duhet të lëshohet fatura korrigjuese.

3- A është i detyrueshëm printimi i faturës?
Për të gjitha transaksionet me para në dorë, printimi i një fature është i detyrueshëm, përveç shërbimeve elektronike, ose kur furnizimi i mallrave apo shërbimeve është kontraktuar dhe ngarkuar përmes një aplikacioni celular, dyqan në internet, ose të ngjashme. Në këto raste fatura nuk ka pse të printohet në letër, por mund t’i dërgohet blerësit ose marrësit të faturës, me postë elektronike ose si faturë elektronike.

4- A nevojitet të ruhen të gjitha faturat në bazën e të dhënave?
Përveç dërgimit në Administratën Tatimore, të gjitha faturat duhet të mbahen nga tatimpaguesi në format dixhital, sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

5- A është cloud opsion për ruajtjen e faturave?
Faturat mund të ruhen edhe në cloud.

GELDTrade.al