TIRANË– Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet bregdetare.
Në një intervistë ditët e fundit në ‘Vizion Plus’ në emisionin E- Zone, eksperti i imobiliar ka deklaruar se ka një trend të blerjeve masive në bregdet.
“Ka një trend të ri sot, nuk është trendi i vetëm i qytetarëve që blejnë por ka trend të kompanive që kanë filluar të interesohen për blerje masive të banesave në bregdet. Flitet këtu për mijëra metra katrorë të marrë nga kompani të huaja të cilat pastaj janë të destinuara për trefun e tyre.”- thotë ai.
Pyetje: Kur thoni ka kompani të huaja që janë të interesuara për të blerë banesa për investim, për t’i dhënë ato më pas me qera?
“Për t’i shitur dhe për t’i dhënë me qera. Unë kam një bisedë të shkurtër para disa ditëve për 10 mijë metra katrorë të cilat do të shiten në Shëngjin, pra është një kompani e huaj që do t’i marrë dhe do t’i rishesë për klientët e saj, për rezidencë jo për pensionistë por për njerëz që do ti marrin e të jetojnë në bregdet.”- u shpreh ai./Radar.al
LEXO EDHE: Philip Plein sjell hotelin e tij luksoz në zemër të Tiranës
