BMW dhe AirConsole po bashkohen për të sjellë lojëra në modelin i5 krejtësisht të ri dhe modelet ‘vëllezër’ të tij jo-EV nga familja e re e Serive 5.
Mos prisni që të jetë një nga lojërat Cyberpunk 2077 ose Halo Infinite – përvoja e lojërave i5 ka për qëllim t’i ndihmojë shoferët dhe pasagjerët të kalojnë kohën ndërsa karikojnë makinën.
Si fillim, do të ketë 15 lojëra në dispozicion me titujt më të njohur Go Kart Go, Golazo, Music Guess dhe Overcooked në meny, kompania premton se portfolio e lojërave do të zgjerohet vazhdimisht me tituj të rinj të shtuar nëpërmjet përditësimeve OTA.
Për të luajtur ndonjë nga lojërat, gjithçka që nevojitet është BMW i5 i ri dhe një telefon celular ose disa për të vepruar si kontrollues. Aktivizimi i AirConsole nga menyja shfaq një kod QR që duhet të skanohet me telefon, pas kësaj telefonat lidhen me makinën dhe loja ndizet.
AirConsole mbështet lojtarë të shumtë, kështu që në teori çdo pasagjer mund të lidhet. Megjithatë, ekziston një kusht – automjeti duhet të jetë i palëvizshëm.
Për të festuar lançimin e AirConsole BMW lëshoi një i5 special i vetëm i mbështjellë me grafikë unike të lojërave. Frymëzimi për grafikat erdhi nga epoka ikonë e lojërave 8-bit, sipas kompanisë, dhe ngjyrat pasqyrojnë disa nga lojërat në dispozicion në AirConsole.