BMW ka blerë zyrtarisht kompaninë Alpina

BMW njoftoi të enjten se ka blerë kompaninë Alpina, dizajnuesi luksoz përgjegjës për disa prej BMW-ve më të bukura dhe më ikonike të modifikuara në planet.

Që nga viti 1965, Alpina ka bashkëpunuar ngushtë me BMW për të ndërtuar versione të dizajnuara unike me performancë të lartë për makinat të prodhuesit gjerman.

Në vitin 2020, të dy markat zgjeruan partneritetin e tyre për të vazhduar punën së bashku në zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e makinave të markës Alpina deri në vitin 2025, sipas BMW blog.

Sipas marrëveshjes BMW do të duhej të montonte makinat në linjat e saj të prodhimit përpara se t’i dërgonte në fabrikën e Alpina-s në Buchloe për t’u shndërruar më pas në Alpina të plotë.