Komisioni Europian ka njoftuar se platforma më e madhe e rezervimeve për dhoma dhe hotele pushimesh, Booking është nën vëzhgimin e tyre, në përputhje me zbatimin e Aktit të Tregjeve Digjitale.
Sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale, platforma duhet të ofroj më shumë fleksibilitet për përdoruesit.
Ky akt, i cili është miratuar nga Bashkimi Europian në korrik të vitit 2022 ka për qëllim që të sigurojë konkurrencë të ndershme në sektorin dixhital.
Nisur nga përmbajtja e këtij akti, ai platforma Booking, duhet të mundësoj kushte më të favorshme për operatorët hotelier dhe qiradhënësit e dhomave të pushimeve.
Me rregullat e reja, konsumatorët që përdorin Booking për akomodim do të kenë më shumë zgjedhje dhe liri. Për më tepër, platforma duhet të sigurojë më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për kushtet e rezervimit dhe anulimit.
Booking konsiderohet një lider në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit në tregun europian. Kompania do të ketë një afat deri në gjashtë muaj për të përshtatur ndryshimet e reja të cilat duhet të përputhen me rregullat e Aktit Digjital.
Nën shinjestër është edhe kompania e manjatit të teknologjis Elon Musk, X . Ish tëiteri është nënë shqyrtim nëse përfshihet në rregulloren, me Musk që mohon akuzat për dominancë të tregut duke cituar shërbime digjitale të ngjashme si Threds dhe Mastdon, pavarsisht numrit konsiderueshëm më të lartë të përdoruesve të X krahasuar me kompetitorët.
Me këtë ligj, Brukseli ka aplikuar masa kufizuese për kompani të mëdha digjitale si Apple, Amazon, ByteDance, Meta, Microsoft dhe kontrollin prindëror të Google dhe TikTok, dy liderat e vetëm që ofrojnë këtë shërbim në navigimin e ëebit.
Procedurat kundër Apple, Google dhe Meta për shkelje të mundshme janë duke u zhvilluar. Nëse këto akuza mbështeten, kompanitë mund të gjobiten deri në 10% të të ardhurave të tyre globale, ose në raste ekstreme , Komisioni i BE-së mund të urdhërojë edhe shpërbërjen e tyre.
