TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 196 lekë/litri, nga 206 që ishte. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
Ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, nga 184 që ishte, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./Radar.al










